Neymar përlotet në konferencë, Tite i del në mbrojtje

Neymar shpërthen në lot. Ylli i kombëtares së Brazilit gjatë konferëncës për shtyp pas përfundimit të takimit miqësor me Japoninë e gjeti veten parpara një numri të madh gazetarësh të cilët gjatë gjithë kohës e pyesnin atë në lidhje me zërat që po qarkullojnë se marrdhënia e tij me shokët e skuadrës tek PSG dhe trajnerin Unay Emeri nuk është nga më të mirat.

Për Neymar këto janë thjeshtë spekullime mediatike, ndërkohë që në mbrojtje të sulmuesit del tekniku i Barazilit, Tite i cili komplimetoi lojtarin si dhe hodhi poshtë zërat se mes tyre ka patur kontradita.

Kliko per me shume info

“Ne njihemi prej kohësh me njëri-tjetrin. Është thënë që mes nesh ka patur probleme dhe të tregohem i sinqertë jam i lodhur të dëgjoj të përsëritet shpesh herë e njëjta gjë.

Mes nesh kurrë nuk ka patur asnjë lloj debati. Neymar ka një zemër të madhe dhe është një lojtar fantastik.”

Pas fjalëve të trajnerit Tite, Neymar emocionohet përqafon 56-vjeçarin dhe largohet nga salla e konferencave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.