Neymar në rrezik sulmi, ndërron shtëpinë për arsye sigurie

Futbollisti Neymar ka vështirësi të madhe të jetojë në Paris. Ylli brazilian është shtrënguar të largohet nga vila luksoze Yveniles për motive sigurie.

Në fakt “mega-vila” ku jeton O’Ney ka qenë si një vend pelegrinazhi për tifozët parizienë, të cilët kanë qenë kuriozë për jetën që braziliani bënte. Por edhe pse forcat e sigurisë kanë qenë të shumta në numër, rreziku ishte shumë i madh, ndaj është vendimi për t’u larguar nga ty.

Kliko per me shume info

Vila Yvelines, që Nejmar jetonte që nga muaji gusht, ka një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katrorë, me 5 kate, pishinë dhe çdo gjë tjetër luksi.

Në kopshtin e vilës është ende e dukshme ambienti ku braziliani bënte barbeky me miqtë e tij në mbrëmje. Vendi i ri ku jeton është lënë në sekret të plotë, duke krijuar më shumë siguri, citon tch.

Mes kuriozëve që kanë qenë dhe shumë të rinj, që nuk kanë ngurruar të kalojnë edhe muret rrethuese, ndaj episode të tilla kanë shtyrë stafin mbikëqyrës që të marrin vendimin e gjetjes e një banese të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.