Nënkryetari i parlamentit sulmon Ramën: Kazani po rritet çdo ditë e më shumë

Kliko per me shume info

Nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka vijuar me sulmet ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama.

Kliko per me shume info

Me anë të një postimi në rrjetet sociale teksa ironizon me deklaratat e Ramës ndaj mediave, ai shprehet se: ““KAZANI” po rritet cdo dite e me shume ; nga opozita , mediat e pa blera, gazetaret italiane e prokuroret “tropojane” duket se ne “kazan” po hyjne cdo dite media te huaja ;gjermane, zvicerane, franceze , amerikane ; po dhe institucionet dhe organizmat me prestigjoze nderkombetare si Departamenti i Shtetit, Keshilli i Evropes, FMN, BB, TI, Indeksi i Baselit…”.

Sipas Palokës, “Zullumi eshte trashur aq shume sa po e shohin dhe ata qe nuk kane dashur te shohin deri me sot.”

Nënkryetari i Parlamentit shprehet se kazani në të cilin qeveria Rama ka përzier krimin, qeverinë dhe oligarkinë, ka shpërthyer, dhe ky është kazani i vërtetë.

“Kazani i vertete ka shperthyer. Kazani ku prej 4 vitesh Rama perzjen me lugen e tij te madhe tre ingrediente; krimin, qeverine dhe oligarkine.
Dje me buxhetin e shtetit Rama mendoi se i vuri kapak kazanit , po llumi qe ka gatuar tanime i ka kaluar anet e kazanit te tij, po derdhet e po qelb dynjane…
E thashe dhe dje ne mbyllje te fjales time ne Parlament, per ata qe nuk jane perzjere ende ne kete llum por mund te joshen nga fitimi i parave te paligjshme nepermjet “projektit 1 miliard”; Shqiperia e ka nje ligj antimafia , qe sot nuk vepron por neser do veproj . Kjo e neserme duket se po vjen shpejte”, – shprehet Paloka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.