Videoja prekëse, nëna flijohet për fëmijën…

Në kete video tregohet momenti kur punonjësit e shpëtimit nxjerrin nga krahët e një nëne të vdekur, një fëmijë, pasi ajo flijoi veten për ta mbrojtur atë nga tërmeti që vrau me shumë se 400 në kufirin Iran – Irak.

Gruaja u gjet duke mbajtur fëmijën në rrënojat e një ndërtese në Kermanshah, Iranin perëndimor, ku 432 njerëz u vranë dhe rreth 8.200 njerëz u plagosën.

Kliko per me shume info

Pasi pamjet u publikuan në mediat lokale, njerëzit nderuan trimërinë dhe sakrificën e kësaj nëne. Dikush shkroi: “Gjëja më e bukur që u jep Perëndia grave është dashuria për të mbrojtur fëmijët e tyre”.

Një tjetër tha: “Faleminderit Perëndisë për këtë nënë që e mbrojti fëmijën deri në fund”.

Tërmeti goditi 19 milje në jugperëndim të Halabjes në Kurdistanin irakien rreth orës 9:20 të së dielës, kur shumë njerëz ndodheshin në shtëpi. Më shumë se 100 tronditje pasuan njëra – tjetrën.

Qeveria iraniane urdhëroi ekipet e shpëtimit që të vazhdojnë kërkimet për njerëzit që kanë mbetur të zënë në rrënoja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.