“Një vit pa Ergin”, dedikimi i nënës së tij: Mendja m’u thinj e shpirti m’u këput

Kliko per me shume info

Mbrëmjen e 21 Nëntorit të një viti më parë, dy të rinjtë Ergi Dini dhe Kejdi Halili humbën tragjikisht jetën pas një aksidenti me motor, në zonën e ish – Bllokut.

Ata lanë përgjysmë shumë ëndrra e shkaktuan një dhimbje të madhe tek të gjithë ata që i njihnin, por mbi të gjitha tek familjarët e tyre.

Kliko per me shume info

Sot, një vit më vonë, nëna dhe  motra e të ndjerit Ergi Dini, e kujtojnë atë me fjalë të ndjera dhe mall.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nëna e tij shkruan këto vargje për Ergin:

Miq e dashamirës!

U bë një vit që Ylli im, Ergi, ju bashkua yjeve të tjerë, në qiell!

U bë një vit, që zemra ime rreh edhe për Të.

U bë një vit që stuhitë e dhembjes së shpirtit, më rrëzojnë. Por në çdo çast të vështirë, kam ndjerë një dorë që shtrihej, për të më ngritur.

Ajo dorë, jeni ju, miq dhe dashamirës.

Mirësinë tuaj e kam ndjerë në çdo çast.

Jam lutur dhe vazhdoj të lutëm edhe për ju. Lumturia qoftë përherë në vatrat tuaja! Jeni të çmuar për mua!

PER TIM BIR.

Mendja m’u thinj nga nata

Shpirti m’u këput, ra nga vjeshta,

Krahët m’i shqeu shtrëngata

dhe zërin ma mbyti heshtja.

Trupi m’u ça nga dhembja

dhe dhembja ulëriti prej mallit,

Zemra fluturoi nga brenda

dhe mori fytyrën e DJALIT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.