Denoncimi i nënës alarmon policinë e Sarandës: Më përdhunuan vajzën 13-vjeçare

Një 21-vjeçar në qytetin e Sarandë ka rënë në pranga pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Rasti është denoncuar nga e ëma e vajzës.

“Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi: Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Kliko per me shume info

Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe.

Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur.

Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/1 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.