Negociatat me Italinë/ Malltezi: Rama para se të merret me aferat, duhet të zgjidhë hallin shqiptarëve, tu sigurojë ujë të pijshëm 24 orë

Kliko per me shume info

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në Syri.net, të moderuar nga Alen Xhelili.

Kliko per me shume info

Gjatë intervistës Malltezi foli dhe për lajmin e fudnit se qeveria shqiptare po negocion me Italinë për furnizimin me ujë të fqinjëve tanë.

Malltezi tha se Rama çdo ditë po hedh nga një shashkë të re për të larguar vëmendjen nga çështja Tahiri-Habiliaj.

Ndërsa shtoi se Rama si fillim duhet tu sigurojë 24 por ujë qytetarëve shqiptarë pastaj të negociojë me italianët.

‘Për fat të keq që situata është e tillë, Rama po përpiqet të hedhë një shashkë të re çdo ditë për të shpëtuar nga Habilajt apo për t’u harruar aferat e tmerrshme. Kështu veproi me sulmin ndaj mediave apo me matësit që do vendoste në puse. Këtë lajm ne e marrim vesh nga mediat e huaja, atëherë ky që na tund flamurin e do këtë vend? Ky do ti vendosë shqiptarëve taksë për ujin e shiut, ky del sot dhe bën negociata në lidhje me ujin. Atëherë para se të merresh me aferat me cilindo, duhet të zgjidhësh hallin e shqiptarëve, duhet ti sigurojë ujin e pijshëm shqiptarëve 24 orë’, deklaroi Malltezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.