Në kërkim nga policia e Kosovës për vrasje, arrestohet 43 vjeçari i ‘’tmerrshëm’’ nga Tropoja

Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit në bashkëpunim me FNSH-në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet e Kosovës, për veprën penale “Vrasja e rëndë me dashje”.

Mësohet se shtetasit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga policia, i gjendet dhe sekuestrohet një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.

LEXO EDHE:  Arrestohen tre persona në Fier, kapen me 310 kile drogë
Kliko per me shume info

Njoftimi:
Më datë 03.11.2017, u finalizua me sukses operacioni nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me FNSH-në Shkodër, ku u bë e mundur kapja dhe ndalimi i një shtetasi të shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës, konkretisht:

-Shpend Demaj, 43 vjeç, banues në Papaj, Tropojë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit të Kosovës, pasi:
ZQK Interpol Tiranë me shkresë 4604/3KL/, Nr. Prot. BM 233/14, datë 14.05.2014, e ka shpallur në kërkim me kartelë të “Kuqe”, pasi autoritetet Gjyqësore të Gjykatës së Pejës kanë lëshuar Urdhër Arresti nr.PP.no.77/12 , datë 13.07.2012 ndaj tij për veprën penale “Vrasje e rënde me dashje” parashikuar nga nenet 147 (9, 11) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e shtetasit Shpend Demaj, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pushkë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here