Në çarkun e gjuetarit pa çifte

Ish-deputeti i partisë Demokratike Astrit patozi, e ka quajtur të kotë debatin mediatik rreth marrëdhënieve të Ramës me mediat. Me anë të një postimi në Facebook, patozi shkruan se Rama ka krijuar këtë debat farsë për të larguar vëmendjen.

Ja postimi i Patozit:

Kliko per me shume info

Ky debati i gjatë i raportit të Edi Ramës me shtypin ta shpif përtej faktit që gazetarët po i çon gati symbyllazi në çarkun, që u ka ngritur me kujdes gjuetari. Por atyre nuk mund t’u vesh shumë faj që reagojnë, qoftë edhe në mënyrë agresive apo të shpërpjestuar, se presupozohet të jenë të përfshirë emocionalisht prej ngacmimeve.

Ajo që bën përshtypje dhe e ke vështirë ta shpjegosh është fakti se, si ka mundësi që të tjerët nuk po e kuptojnë se gjuetarit i është lagur baruti i çiftes, ndaj edhe i duhen beteja më të vogla, se sa ato me armë zjarri. Të cilat nuk e ka fare problem edhe po t’i humbasë, ndonëse edhe kjo nuk është ngjarje e sigurt.

Sepse është e njohur botërisht që gjuetarët nuk mund të jenë asnjëherë gjah i lehtë. Dhe është po kaq e vërtetë se edhe ata që kanë lindur për të qenë pre’, nuk mund t’i kenë kurrë instiktet e gjuetarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here