Në Bulqizë “bëhet nami”, Rama inauguron shkollën

Ditën kur kaldaja e shkollës në Bulqizë u bë shkak që 60 fëmijë të përfundonin në spital të asfiksuar, kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec për inaugurimin e një shkolle tjetër.

Kryeministri takoi fëmijët e Roskovecit i ndjekur nga kamera e kryeministrisë dhe foli për investimin 567 mijë euro.
Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Rama nuk udhëtoi drejt Bulqizës, për t’iu gjendur pranë fëmijëve dhe familjeve në këtë moment të vështirë.

LEXO EDHE:  Kapet furgoni me drogë në Fier, 6 persona përfundojnë në polici
Kliko per me shume info

Ngjarja tragjike as nuk e pengoi Ramën të shpërndajë pamjet e inaugurimit të shkollës së re për marketing politik, pa thënë asnjë fjalë për realitetin e hidhur të Bulqizës.

Asnjë fjalë s’ka thënë deri në orën 18:00 s’ka thënë as ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Video më poshtë u shpërnda nga zyra e shtypit e kryeministrisë, kur dhjetëra fëmijë të Bulqizës janë ende në spital

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here