Ndotja e lumit Erzen nga mbetjet spitalore, procedohet administratori i kompanisë

Aktualitet

Pak kohë pas denoncimit nga emisioni investigativ “STOP”, policia e kryeqytetit, procedoi penalisht administratorin e një kompanie private që hidhte mbetje spitalore dhe plastike në shtratin e lumit Erzen në fshatin Pinet.

Burime Zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se me 7 nëntor janë referuar materialet në Prokurorinë e kryeqytetit ndaj Juni Kondit vjeç 27, banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skandali u zbulua nga emisioni “STOP” me 24 dhe 26 tetor, siç shihet edhe në këto pamje ku mbetjet spitalore e medikamente të skuadra hidhen në lumë.

Prokuroria ka nisur tashmë hetimin, duke ngritur akuzën e ndotjes së ujërave dhe ajrit me mbetje të rrezikshme dhe toksike. /

ME TE LEXUARAT