Ndodh “cmenduria” në Bundesligë, pjesa e parë 4-0, rezultati final… 4-4

Në mesjavë të gjithë mbetën të befasuar nga barazimi i Sevilla-s në Champions League pasi ishte duke humbur 0-3 në pjesën e parë ndaj Liverpool, por Dortmund- Schalke dhuroi një rezultat edhe më të pabesueshëm.

Dortmundi e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, ku brenda 25 minutave të para e pa veten në avantazhin e 4 golave. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, por 45 minutat e dyta ishin një histori krejtësisht tjetër.

Kliko per me shume info

Vendasit ndoshta e menduan të mbyllur këtë sfidë, por nuk rezultoi kështu. Lojtarët e Schalke-s gjetën forca dhe shënuan 2 gola të shpëjtë në minutat 61 dhe 65. Miqtë shënuan edhe golin e tretë 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, por nuk përfundoi këtu, citon top channel.

Ishte minuta e 94 dhe Naldo shënon edhe golin e katërt dhe të barazimit, duke i befasuar të gjithë në stadium, por jo vetëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.