Ndeshja Skëndërbeu- Partizani në Beograd, thirrje raciste ‘Kosova është Serbi’

Sport

UPDATE/ Skënderbeu luan sot në Beograd ndeshjen e katërt të vlefshme për Grupin B në Ligën e Europës përballë serbëve të Partizanit.

Të dyja skuadrat kërkojnë më të mirën nga ky takim për të vazhduar shpresimin për kualifikim. Pas 3 ndeshjeve të para, të dy ekipet kanë nga 2 pikë. Ndeshje direkte në Elbasan para dy javësh u mbyll 0-0.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komenti minutë pas minute

1′ Fillon ndeshja. Partizani luan topin e parë.

LIVE | PARTIZAN BEOGRAD – SKËNDERBEU 0-0

Partizan Beograd: Stojkoviç, Vuliçeviç, N.R. Miletiç, Mitroviç, N.G. Miletiç, Jankoviç, Bilher, Jevtoviç, Tosiç, Ozegoviç, Tavamba

Trajner: Miroslav Djukiç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Lilaj, Taku, Gavazaj, Xhejms, Soue

Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Karlos Del Serro (Spanjë)

Para ndeshjes

Ora 18:55 – Tribuna e tifogrupit “Grobari” është mbushur plot.

Ora 18:40 – Tifogrupi “Grobari” fillon thirrjet në kor “Kosova është Serbi”.

Ora 18:20 – Skuadrat futen në fushë për nxehmje. Korçarët priten me vërshëllima.

Ora 18:15 – Publikohen formacionet zyrtare.

Partizan Beograd: Stojkoviç, Vuliçeviç, Miletiç, Mitroviç, Miletiç, Jankoviç, Bilher, Jevtoviç, Tosiç, Ozegoviç, Tavamba

Trajner: Miroslav Djukiç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Lilaj, Taku, Gavazaj, Xhejms, Soue

Trajner: Ilir Daja

FOTOLAJM/ Pak para ndeshjes, shikoni si është blinduar stadiumi i Beogradit

Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga fillimi i takimit të vlefshëm për Ligën e Europës mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut, një numër jashtëzakonisht i madh i forcave të policisë janë pozicionuar në stadium, sic i shihni ne fotot me poshte, te LSA.

Ora 18:10 – Tifogrupi ultras i Partizanit, “Grobari”, është duke u pozicionuar në tribunën e tij dhe është ende i qetë. Ndërkohë gazetarët shqiptarë kanë kaluar përmes tifozerisë duke qenë se tribuna e medias është e pozicionuar keq.

VIDEO/ Një orë para ndeshjes, shkallët e stadiumit të Partizanit ende bosh

Ora 17:54 – Një orë para ndeshjes, tifozët ende nuk kanë filluar të mbushin stadiumin në Beograd teksa shkallët duken bosh.

Ora 17:30 – Një numër jashtëzakonisht i madh i forcave të policisë në ambientet pranë stadiumit për të ruajtur mbarëvajtjen e takimit.

 

Ora 17:15 – Skënderbeu niset drejt stadiumit.

Ora 16:45 – Kur duhen edhe dy orë nga fillimi i takimit të vlefshëm për Ligën e Europës mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut, korçarët janë duke u bërë gati për t’u nisur drejt stadiumit.

Para hotelit të tyre qëndrojnë forca të shumta policie të cilat do të shoqërojnë autobusin drejt stadiumit për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm.

 

 

ME TE LEXUARAT