Ndeshja në Serbi, Skëndërbeu ‘’dështon’’

Sport

Shqipëria nuk arriti ta mundte Serbinë, sërish! Skënderbeu është mundur me rezultatin 2-0 në takimin e katërt të fazës së grupeve të “Europa League” të luajtur në Serbi kundër Partizanit të Beogradit.

Skuadra shqiptare tentoi dhe në disa raste rrezoi shumë portën e serbëve por në fund vendasit morën 3 pikët e para në këtë grup.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 39-të me një goditje dënimi të ekzekutuar saktë nga Tosiç. Korçarët reaguan menjëherë duke e mbyllur pjesën e parë te porta e serbëve por pa gjetur rrjetën. Në 45-së minutat e dyta skuadrat u hapën dhe ishin vendasit ata që përfituan sërish pas një gabimi të Lilajt duke dyfishuar rezultatin me Taëamba.

Pas 4 takimesh në Grupin B, Skënderbeu renditet i fundit me 2 pikë, Young Boys i treti me 3 pikë, Partizani i Beogradit i dyti me 5 pikë dhe Dinamo Kiev i pari me 10 pikë.

ME TE LEXUARAT