Ndeshja në Serbi, Shehi: Nëse marrim pikë me D. Kievit kemi shanse për kualifikim. Shkaku i humbjes

Kliko per me shume info

Pas humbjes 2-0 në Serbi, portieri i Skëndërbeut, Orges Shehi, në intervistë për ‘super sport’ është shprehur se ky rezultat erdhi si pasojë e rasteve të humbura nga ekipi i tij.

Rikthehesh në këtë stadium pas 3 vitesh. Çfarë nuk shkoi?

Kliko per me shume info

Ishte një ndeshje e rëndësishme, përballë një kundërshtari të fortë. I tillë është futbolli, kur nuk shënon do ndëshkohesh. Gjithsesi, mendoj se bëmë një paraqitje të mirë.
Ju e bëtë punën tuaj me pritjet. Ç’mund të bëhej për të shënuar?

Shkuam tek porta e kundërshtarit. Patëm rastet tona, por nuk i shfrytëzuam.
Çështja e kualifikimit…

Luajmë në një kompeticion shumë të fortë, me kundërshtarë tej mase të fortë. Kemi luajtur me të gjithë dhe jemi paraqitur dinjitozë me të gjithë. Nëse marrim ndonjë pikë me Dinamon, mund të jemi ende në garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.