Ndërron jetë kryepeshkopi arbëresh Sotir Ferrara

Ka ndërruar jetë kryepeshkopi arbëresh Sotir Ferrara më moshën 80 vjeçare.

Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur të shtunën më 5 nëntor 2017, në mbrëmje.

Kliko per me shume info

Imzot Sotir Ferrara udhhoqi për afro 25 vjet komunitetin arbëresh të Sicilisë si dhespot (ipeshkëv) i Eparkisë së Horës së Arbëreshëve.

Çfarë shkruan Zef Chiaramonte:

Para 5 vjetësh qe tërhequr nga detyra baritore e drejtimit të komunitetit eparkial kishtar për arsye shëndetësore, por gjithnjë duke mbetur në dispozicionin e Eparkisë, sidomos gjatë kohës së administratës të jashtëzakonshme të saj që i parapriu emërimit të dhespoti të ri.

Imzoti qe profesor i matematikës në shollat publike, protosinçel (vikar i përgjithshëm) i Eparkise dhe studiues i përpiktë dhe mjeshtër i melurgjisë bizantine të traditës arbëreshe.

Lajmi i vdekjes u shpall në Katedralen e Horës së Arbëreshëve mu në mbarim të ceremonisë së përshpirtshme që mbahet çdo vit pranë trupit të shërbëtorit të Hyjit Atë Gjegj Guxeta, me rastin e përvjetorit të kalimit të tij në amshim. Liturgjia e Shenjtë e funeralit kremtohet sot në Katedralen e Shën Dhimitrit në Katedralen e Horës së Arbëreshëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here