Nderohen 5 basketbollistë/ Xhaçka: Partizani lokomotivë e sportit shqiptar

Ministria e Mbrojtjes ka nderuar sot 5 ish-basketbollistët e Klubit të Partizanit: Naim Pilku, Njazi Lleshi, Muhamet Përmeti, Qemal Shalsi dhe Astrin Greva.

Kliko per me shume info

Ndërsa i ka dorëzuar certifikatën e mirënjohjes djalit të Mjeshtrit të Madh të Sportit, Naim Pilku, ministrja Xhaçka ka theksuar se klubi i Partiazani ka qenë lokomotivë e sportit shqiptar në 7 dekada në më shumë se 20 disiplina.

“Ndjej shumë krenari për klubin Partizani, ish-klubin sportiv të Ministrisë së Mbrojtjes, që kapërceu 7 dekada suksesi, duke qendruar lokomotivë e sportit shqiptarë në më shumë se 20 disiplina. Ndjej kënaqësi për gjithsecilin, të cilit i japim një dekoratë sot, veçanërisht për mikun e familjes time, Astrit Grëvën, i cili do të kishte ardhur sot, duke sfiduar sëmundjen në emër të dashurisë për jetën. Partizani është shumë i ri, është i ri si shpirti i Astritit, është i ri si zhdërvjelltësia e Njazi Lleshit, për të cilin thonë që suksesin më të madh e pati me ekipin e vajzave të basketbollit. Partizani do të jetë përherë i ri njësoj si Muhamet Përmeti apo Qemal Shalsi, kampionët në 20 vite me radhë. Rinia e pamohueshme e Partizanit do të mbetet Naimi Pilku, një nga ish-gjyqtarët e parë ndërkombëtarë shqiptarë, i cili megjithëse nuk është sot mes nesh, mbetet një figurë shumë e respektuar”, është shprehur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në përfundim të aktivitetit të organizuar nga Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes dhe Muzeut të FA, u zhvillua dhe një ndjeshje basketbolli mes ekpit të Partizanit dhe ekipit kombëtarë të basketbollit, ku Ministrja Xhaçka ishte trainere e ekipit të Partizanit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.