Pas ndarjes, plas sherri mes Xhenit dhe Benardit në Instagram

Kohëve të fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar lajmi për ndarjen e një ndër çifteve më të përfolur në Big Brother, Xheni e Benardi.

Njëherë thuhej se i kishin dhënë fund, e një herë sikur ishte ‘lojë’, por asnjëri prej tyre nuk pati dëshirë të fliste në lidhje me këtë temë.

Kliko per me shume info

Më në fund, ish-banorët reaguan nëpërmjet rrjeteve sociale dhe sapo na vërtetuan se përrallës së tyre të dashurisë i ka ardhur fundi.

Xheni dhe Benardi kanë fshirë të gjitha fotot me njëri-tjetrin. E ndër këto Xheni kishte lënë vetëm një foto të bluzave që u kishin bërë dhuratë fansat. Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Benardit, i cili duket se ka dashur të mos ketë asnjë kujtim me ish-partneren e tij.

Mbrëmjen e djeshme ai i ka komentuar në këtë foto: “Të lutem fshije edhe këtë”.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Xhenit, e cila i shkruan:

“Amundesh mos me shkrujt më? Është profili im! S’e kam mbajtur për ty, po sepse kam respekt për njerëzit që na kanë mbështetur! Shiko punën tënde. Ciao”.

Edhe pse i është përgjigjur ashpër, ajo sërish ka vepruar siç i ka thënë Benardi dhe e ka fshirë foton. Gjithashtu, pas një kontrolli në Instagram shohim se tashmë ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, shkruan Blitz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.