U ndanë pak para dasmës, këngëtarja Big Mama rrëfen arsyet pse përfundoi lidhja

Këngëtarja shqiptare, Big Mama ka folur për ndarjen nga i dashuri dhe anulimin e dasmës në vjeshtë të këtij viti.

Në një intervistë për “RTV 21”, Big Mama ka rrëfyer arsyet e ndarjes, duke thënë se ishin dy persona nga dy botë të ndryshme.

Kliko per me shume info

“Gjithçka ka marrë fund dhe jam lidhur duke folur për këtë gjë. Unë provova një lidhje si çdo njeri, ishte serioze ndaj menduam për seriozisht… Gjithçka ka qenë në rregull por kemi qenë dy persona nga dy botë të ndryshme. Nuk ishte lidhje e shëndoshë për ardhmërinë tonë, nuk do të funksiononim mirë, prandaj vendosëm t’i jepnim fund. Ai të vazhdojë rrugën e vet, e unë në rrugën time. Ka mbaruar gjithçka, kështu që beqarët mund të më marrin në telefon!”- u shpreh me humor këngëtarja e njohur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here