Ndalohet kalimi i makinave drejt Greqisë, doganat fqinje në grevë

Aktualitet

Dy pikat kufitare në hyrje-dalje me Greqinë do të bllokohen sërish.

Pas prishjes së sistemit në doganat greke për dy ditë, sërish probleme për shqiptarët që duan të kalojnë në shtetin fqinjë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia në pikën kufitare të Kakavijës dhe ajo e Kapshtices njoftojne se pala greke do të mbyllë sërish doganën për shqiptarët për shkak të një greve që do zhvillohet atje.

DEKLARATA per Kakavijen

Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas.Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.Policia Kufitare kërkon mirkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufutar duke sjellë konfuzion.

Deklarata per Kapshticen

Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 00:00 e datës 09.11.2017 deri në orën 23:59 të datës 09.11.2017, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit Grek dhe anasjelltas.

Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë, të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion

 

ME TE LEXUARAT