Ndalimi nga policia i Voltana Ademit, reagon kryebashkiakja e Shkodrës

Kliko per me shume info

Pas ndalimit nga policia për shkak se theu rregullat rrugore, ka reaguar për herë të parë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Përmes një postimi në Facebook, Ademi e ka mohuar një fakt të tillë dhe është shprehur se makina e saj ka qenë në oborrin e Bashkisë dhe kjo e hedh poshtë faktin se Voltana shtë ndaluar nga policia ditën e sotme.

Kliko per me shume info

Postimi i plotë:

Sërish propaganda prodhon fake

Paraditen e kësaj të shtune ndërsa isha nisur për në zyrën time në Bashkinë e Shkodrës, në krye të detyrës për tu shërbyer qytetarëve, u përballa me një situatë të paprecendent në qytetin e Shkodrës.
Një qytet tërësisht i bllokuar nga policia në akset ku mund të lëvizin automjetet. Qytet i mbushur me patrulla policie, që më shumë ua veshtirësojnë lëvizjen qytetarëve se sa i orientojnë apo u shërbejnë atyre.
Në këtë aksion alla-komunist, ku u futet frika qytetarëve, u përballa vetë me policinë rrugore.
NUK JAM NDALUAR nga Policia Rrugore, sepse makina ime ishte në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por kam preferuar të komunikoj vetë me ta drejtpërdrejt pas situatës që pashë në rrugët e qytetit tim.

Nuk mund të pranoj që të paralizohet tërësisht qarkullimi dhe jeta e qytetareve nga pseudo post-blloqe të policisë.
Një polici selektive ndaj qytetarëve që nuk sheh parkimet dyshe në çdo rrugë apo në rrugët që janë destinuara për biçikleta. Një polici e verbër përballë automjeteve që për vite me radhë kanë bllokuar qarkullimin duke u lënë aty për shitje.
Pra nuk është ndaluar kryetarja e bashkisë, sepse unë isha në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por situata e rrugëve në qytet është e papranueshme e kjo është krijuar nga policia rrugore.
Nisur nga kjo komunikova vetë drejtpërdrejt jo vetëm me efektivët rrugore por edhe me drejtuesit e tyre që më siguruan që do të marrin masa.

E këtu është një pikë ku unë bie dakort: të merren masa për tu shërbyer qytetarëve e jo për të “shitur” fake neës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.