Ishte juri në “C’est la vie”, ndahet nga jeta papritur kompozitori Lalo, Klan ndërpret spektaklin

Kliko per me shume info

Është shuar gjatë mbrëmjes së sotme në moshën 68-vjeçare kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo.

Kliko per me shume info

Aleksandër Lalo ka qenë një kompozitorët më të njohur në vend më së shumti për krijimin e kolonave zanore më të njohura të kinematografisë shqiptare deri te kompozimet e këngëve për festivale dhe vepra simfonike.

Lalo ishte pjesë e jurisë në spektaklin C’est la vie” në Klan dhe ështe ndarë në mënyrë të papritur nga jeta. TV KLAN në shenje respekti ka nderprere transmetimin e spektaklit i cili isgte regjistruar dy dite me pare.

Biografia:

Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973. Pervec veprimtarisë si kompozitor ai ka dhënë një kontribut te madh në kinematografi si kompozitor i rreth 25 filmave artistike dhe disa filmave vizatimore. Lalo është edhe një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur të muzikës së lehtë.

Shumë këngë të tij ishin të dashura për rininë në kohën që u kompozuan por ato vazhdojnë me po atë sukses të rikendohen edhe mbas shumë vitesh nga kengetarë të tjerë.

Lalo si njohës shumë i mirë i orkestres ka dhënë edhe një kontribut të madh në orkestracion, përvec kompozimeve të tij ai ka orkestruar një numër të madh të kompozimeve qofshin këto të muzikës së lehtë apo vepra. Stafi i lajmifundit.al u shpreh ngushellimet e sinqerta familjarëve të kompozitorit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here