Arrestohet në Durrës i kërkuari për vrasjen tek Uji i Ftohtë, Kreshnik Nazeraj

Aktualitet

Ndalohet ne Durres një shtetas i dënuar me 12 vite burg për veprat penale”Vrasje me dashje”dhe"Armëmbajtje pa leje".

Policia ka bere me dije se efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të përsonave në kërkim, si rezultat të një operacioni policor të mirëorganizuar kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Kreshnik Nazeraj (Nazëraj) 34 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policise, Nazeraj është kapur në ambientet e një pallati në lagjen Nr.17, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr.540 dt.10.11.2014 e ka dënuar 12 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje"dhe "Armëmbajtje pa leje", parashikuar në nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Shtetasi i mësipërm, më dt.06.01.2014, në lagjen "Uji i Ftohtë", Vlorë përballë një hoteli është konfliktuar dhe ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. B. si dhe ka plagosur shtetasit K.B.dhe R.M.

Policia theksoi se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT