Nata e Bardhë në Tiranë, pas italianes vjen Emily Sande

Këngëtarë anë e mbanë botës do të shkelin në Shqipëri për Natën e Bardhë.

Pas këngëtares italiane Giusy Ferreri të ftuar një vit më parë, ajo që të zbardhë 29 Nëntorin këtë vit, është Emily Sande, një emër mjaft i njohur në botën e muzikës.

Kliko per me shume info

Ky lajm ka gëzuar shumë qytetarë, duke komentuar pozitivisht në statusin e kryebashkiakut të Tiranës.
E lindur ne Britanine e Madhe, Adele Emily Sande, shkroi këngën e saj të parë kur ishte vetëm 11 vjeç.

Por e njohur për publikun ajo u bë në vitin 2008, kur nisi daljet e para skenike, te cilat kulmuan në 2011 me lancimin e “Read all about it”, ku ajo zuri vendet e para të klasifikimeve muzikore.
“Next to me”, “My kind of love” apo “Read all about it” janë vetëm disa nga këngët më të dëgjuara dhe të preferuara të këngëtares.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.