Mbrëmjen e sotme në “San Paolo” luhet kryesfida e javës në Serie A, Napoli kryesues pret Milan ende në krizë që kërkon të ngrihet.
Të dyja skuadrat zbresin me pretendimet maksimale, pasi Napoli nuk mund të bëjë gabime me Juventusin dhe Interin që ndjekin nga afër, ndërsa Milan është shumë pas dhe nuk i lejohen me hapa false.
Vetëm disa minuta para mediat italiane kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin sonte në fushë të dyja skuadrat.
Napoli (4-3-3): Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui, Allan, Jorginho, Hamsik, Callejon, Mertens, Insigne
Milan (3-4-2-1): Donnarumma; Musaçhio, Bonuçi, Romagnoli, Borini, Kessié, Montolivo, Bonaventura; Suso, Locatelli, Kalinic