“Muret e mbuluara me gjak”, djali i çiftit të dhunuar kërkon drejtësi

Aktualitet

Ngjarja e rëndë e 19 Nëntorit, ku çifti i të moshuarve Maliq dhe Shahe Elezi përkatësisht 77 dhe 69 vjeç u dhunuan nga 3 grabitës në banesën e tyre, mbetet ende mister.

Të trembur dhe të kërcënuar, të moshuarit kanë përjetuar orët e tmerrit, përgjatë të cilave janë goditur me sende të rënda dhe janë rrahur barbarisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot në studion e “Rudina”, Shahe rrëfeu dhunën e ushtruar ndaj tyre teksa nuk fshehu dhe shenjat e nxira në fytyrë dhe trup.

“Në fillim bëra pak rezistencë, por ai më qëlloi pas koke. “Nuk u bindka kjo”, tha dhe më pas na lidhi të dyve, na kërkuan lekë. Sa herë flisnim ne, leva e hekurit rrinte gati, “mos fol se ju vramë” na thonin”, tregoi e moshuara e dhunuar.

Autorët e maskuar kanë shkatërruar gjithçka dhe kanë vjedhur 100 mijë lekë të reja në banesën e tyre ku të moshuarit jetonin vetëm prej 12 vitesh, pasi fëmijët e tyre ishin në emigracion.

Një prej djemve të çiftit të moshuar kërkon përmes emisionit “Rudina” të zbardhet ngjarja dhe të vihet drejtësi.

“Shtëpia kur vajta dje ishte katastrofë, gjak i spërkatur nëpër mure, sikur kishin të bënin me kafshët. Mamaja ishte e sakatuar, babai në një gjendje që askush nuk do donte të shihte prindërit, ai është shpërfytyruar. Mamaja zgjohej në 3 të natës dhe ulëriste, nuk na njihte, na largonte. Për një masakër të tillë un kërkoj drejtësi jo hakmarrje. Si mundet një njeri të qëllojë me levë në kokë një 77-vjeçar, me çfarë ndërgjegje do jetojë?”, tha me lot në sy djali të moshuarve të dhunuar.klantv

https://youtu.be/HGqhGYjOsjE

ME TE LEXUARAT