Dy motoçikletat përplasen “kokë më kokë” në Shkodër, rëndë një prej drejtuesve

Drejtuesit e dy motoçikletave kanë mbetur të lënduar mëngjesin e kësaj të enjteje pasi u përfshinë në një aksident. Ngjarja ndodhi rreth orë 07:30 në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës, në vendin e quajtur Stajka.

Policia thotë se të lënduarit janë një 27 – vjeçar, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa drejtuesi i motoçikletës tjetër është një 67 – vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kliko per me shume info

Informacioni Paraprak i Policise:

Më datë 09.11.2017, ora 07:30, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Kryebushat- Vau Dejës, në vendin e quajtur Stajka, Vau Dejës ku janë përplasur dy motorrçikleta.

Si pasojë e aksidentit janë demtuar dy drejtuesit e mjeteve, shtetasi K. P, vjeç 27, i dëmtuar lehtë, jashtë rreziku për jetën.

Si dhe shtetasi Z. G. vjeç 67, i cili është në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Të dy këta shtetas janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit.

© LajmiFundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here