VIDEO/ Si parashikohet të jetë moti në muajin Dhjetor

Duke u nisur nga e hëna të gjithë kemi venë re një rënie të temperaturave.

Pavarësisht diellit në shumë zona malore të Shqipërisë ka patur edhe reshje dëbore. E si duket ndoshta dimri është në prag dhe pse jemi në 10-ditëshin e fundit të Nëntorit.

Kliko per me shume info

Në emisionin “Rudina” ishte e ftuar meterologia e “Meteoalb” Tanja Porja, e cila tha se ky muaj rezulton me temperatura 2 gradë më të larta se një Nëntor normal.

“Përsa i përket muajit Dhjetor nuk presim një ndryshim të madh, por me karakteristika të Dhjetorit. Temperaturat do të jenë 1-1.5 gradë më të ngrohta se një Dhjetor normal, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë temperatura të ulëta, por parashikohet të jetë me difiçit në reshje”, tha Porja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here