Moti i keq, paralizohet qarkullimi i trageteve në Sarandë dhe Vlorë

Moti i keq dhe me shira të dendur ka shkaktuar paralizimin e qarkullimit të trageteve në Sarandë dhe Vlorë.

Linja e trageteve Sarandë-Korfuz si dhe anasjelltas është pezulluar për shkak të valëzimit në det dhe dallgëve që arrijnë në 5-6 ballë në juglindje.

Kliko per me shume info

Gjithashtu edhe në qytetin e Vlorës ka pasur bllokim dhe vonesa të qarkullimit të trageteve në drejtim të Italisë për shkak të dallgëve.

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga një mot i keq me shira të dendur, ndërsa sinoptikanët kanë parashikuar se në disa vende do ketë edhe përmbytje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here