Moti i keq, shtohet intensiteti i reshjeve

Kliko per me shume info

I gjithë vendi është përfshirë prej mesditës së sotme nga moti i keq. Intensiteti i reshjeve të shiut vjen duke u rritur nga ora në orë, për mbërritur deri në nivelet 100mm/24 orë sipas parashikimeve që kanë bërë sinoptikanët.

Shkodra është qarku që është përmbytur i pari. Sipas Emergjencave Civile në disa njësi administrative të Shkodrës janë dhjetra hektarë tokë nën ujë, ndërsa raportohet edhe për mungesë të energjisë elektrike. Energjia elektrike mungon edhe në Velipojë. Lumi Kir i ka rritur ndjeshëm prurjet dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Situatë problematike paraqitet edhe në jug të vendit.

Kliko per me shume info

Dy qarqet që rrezikojnë më shumë të përballen me përmbytjet janë Fieri dhe Vlora. Këto dy qarqe rrezikojnë edhe nga vërshimi i ujërave të lumit Vjosa. Nesër reshjet do të vazhdojnë, por me një intensitet në rënie krahasuar me sot sqaron Instituti i Gjeoshkencës. Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore. Do të shoqërohen edhe me erë të fortë. Gjithashtu, do të ketë edhe shfaqje të rrufeve kryesisht në terrenet malore. Nisur nga situata e krijuar, Ministria e Arsimit ka pezulluar procesin mësimor gjatë ditës së nesërme në të gjitha shkollat e vendit.

Nga llogaritjet e fundit të Institutit të Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore ( Lezhë, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Në disa qarqe të vendit raportohet edhe për rrëshqite të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

Sinoptikanët thonë se sasia e reshjeve që do të bien në këto dy ditë, ka për të qenë e barabartë me sasinë e reshjeve që bien për gjysmë viti në Shqipëri. Shtabet e Emergjencave Civile janë mbledhur në çdo qark për të koordinuar punën e strukturave shtetërore në mënyrë që kjo situatë të përballohet. Për fat të keq është regjistruar edhe viktima e parë e këtyre përmbytjeve. Ai është një elektriçist nga Fieri, i cili ra në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte ngjitur në shtyllë për të rregulluar defektin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.