Moti i keq/ MAS pezullon mësimin në të gjithë Shqipërinë

Ministria e Arsimit ka dhenë urdhër që nesër të pezullohet mësimi në të gjithë vendin, për shkak të motit të keq.

Ndërkohë, në njoftimin e Ministrisë thuhet se dita e nesërme do të zëvendësohet me një ditë tjetër.

Kliko per me shume info

Njoftimi i plotë:

Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar.

Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet me një ditë tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.