Mos u habisni! Djersa do të zëvendësojë gjurmën e gishtave për hapjen e Iphone

Kliko per me shume info

Djersa mund të përdoret për të zhbllokuar smartfonin tuaj në të njëjtën mënyrë si gjurma e gishtit ose Face ID, në pak se pesë vjet, ka zbuluar një studiues.

Molekulat e djersës janë unike dhe mund të përdoren për të identifikuar dikë që mban një aparat të zgjuar, duke përfshirë telefonat dhe orat smart.

Kliko per me shume info

Kjo mund të jetë mënyra më e sigurt për të mbajtur sekretet e telefonit tuaj të sigurta nga të përhershme, pasi shenja e djersës është tepër e vështirë për t’u imituar, tha eksperti për DailyMail.

Dr Jan Halámek, tha: “Ne po zhvillojmë një formë të re sigurie që mund të ndryshojë tërësisht procesin e autetincitetit.’Përdorimi i djersës si një identifikues nuk mund të imitohet lehtë apo hakohet nga ndërhyrës të mundshëm”.

Kimisti, i cili është bashkëautor në një studim mbi fizibilitetin e teknologjisë së çuditshme, pretendon se mund të bëhet realitet në “pesë deri në dhjetë vitet” e ardhshëm.

Ashtu si Face ID ose teknologjia e gjurmëve të gishtave, metoda e shtypjes së djersës mund të ndihmojë njerëzit që shpesh harrojnë fjalëkalimet e tyre.

Gjithashtu mund të jetë e dobishme për ata që kanë probleme me lëvizjen, që do të thotë se nuk mund të vendosin gishtin e tyre mbi një sensor telefoni.

Për të ndërtuar një profil djerse, pajisja së pari do të kishte një ‘periudhë monitorimi’ në të cilën do të maste vazhdimisht nivelet e djersës së pronarit të saj në kohë të ndryshme të ditës.

Për shembull, ata që punojnë në turne të natës do të kishin një profil shumë të ndryshëm në orën 2 të mëngjesit sesa ata që punojnë në turne ditore./lajmifundit.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here