“Mori 20 mln lekë nga biznesmeni”, Zoto mohon akuzat e ish-zëvëndësit: Nuk ka qenë në zyrën time!

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, i cili ndodhet në burg për “korrupsion pasiv”, është marrë sot sërish në pyetje ku tregoi edhe raportet institucionale që kishte me zv.drejtorin e Burgjeve Iliaz Labi. Të dy zyrtarët akuzohen për korrupsion me ushqimet në burgje. Kujtojmë faktin se Labi në seancën e 15 nëntorit me dëshminë e tij ‘fundosi’ Zoto, pasi theksoi se biznesmeni Shemsi Sinani i ka dhënë 20 milionë lekë tek një lokal tek blloku të cilat duhet t’ja jepte ish-drejtorit.

Por, Zoto ka mohuar kategorikisht akuzat, ndërsa theksoi se nuk ka bërë asnjë faj, duke shtuar se marrëdhëniet me Labin ishin të ngrira. “Nuk kam asnjë faj. Me Iliaz Labin kam pasur komunikim të ngrirë. Ai nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Madje nuk kam pasur asnjë komunikim dhe as takim me biznesmenët. Nëse jam këtu për gjëra të tjera, e dini ju. Gjykata të ngrejë një komision të veçantë që të verifikojë tenderin për të cilin akuzohem”, tha Zoto.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, Labi pohoi dy javë më parë se; “Artur Zoto me kërkoi të flisja me një biznesmen për tenderin e vezëve dhe bulmetit. Kërkonte 20 % të shumës. Biznesmeni Shemsi Sinani më dha 20 milion lekë tek një lokal në bllok të cilat ia dorëzova Artur Zotos në zyrë”.
Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, është arrestuar shkurtin e këtij viti pasi akuzohet për korrupsion. Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e vënë në pranga nga policia pas vendimit gjyqësor. Hetimet për të nisën kur u arrestua ish-zëvendësi i tij Iljaz Labi./balkanweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.