Ngjarje tragjike në Mirditë, i mituri vret me armë aksidentalisht vëllanë 12-vjeçar

Kliko per me shume info

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të merkure në fshatin Petoq në Fan – Mirditë.

Një 15 vjeçar ka vrarë vëllanë nga pakujdesia.

Kliko per me shume info

15 vjeçari ka qenë duke luajtur me vëllain e tij më të vogël dhe ka shkrepur armën nga pakujdesia duke e lënë kështu të vdekur. Mësohet se të dy të miturit kanë qenë duke ruajtur bagëtinë.

NJOFTIMI I POLICISE

Mirditë

Më datë 15.11.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan – Mirditë , dyshohet se 2 vëllezër të mitur, konkretisht shtetasit E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri automatik, shtetasi E.T. nga pakujdesia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij shtetasin D.T.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.

Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi E.T., babai i tij, si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.