Miratohet fondi/ Ja sa do rriten pensionet, zbardhet debati në Kuvend

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje nen për nen projektbuxhetin e vitit 2018, vetëm me votat e Partisë Socialiste. Dje, drejtoresha e buxhetit Mimoza Dhëmbi, e pyetur nga deputeti Nasip Naço, ka sqaruar se në buxhetin e ri nuk do të ketë rritje pensionesh.

Dhëmbi tha se në projektbuxhet është parashikuar vetëm indeksimi i pensioneve, por jo rritja e tyre.“Buxheti për fondin e sigurimeve shoqërore, i paraqitur në nenin 4, përfshin edhe indeksimin e pensioneve sipas kërkesave bazë të ligjit të pensioneve. Pra, ligji kërkon vetëm indeksim.

Kliko per me shume info

Dhe indeksimi është i parashikuar dhe është pjesë e këtij buxheti”, tha dje drejtoresha e buxhetit, Mimoza Dhëmbi.Por për deputetin e LSI-së, Nasip Naço, qeveria ka lënë në harresë shtresën e pensionistëve që ka më shumë nevojë për ndihmë financiare. Ndërkohë, sipas tij, projektbuxheti dhe paketa fiskale parashikojnë ulje taksash për hotelet me 5 yje dhe për lojërat e fatit.

“Nuk e kam votuar nenin 4, sepse nuk parashikon rritje të pensioneve për të gjithë këta qytetarë që janë në një moshë që kanë nevojë për kujdesen e shtetit, por ka vetëm një indeksim. Ju po trumbetoni që ne do të jemi superfuqi ekonomike në rajon, është buxheti më i mirë… E kemi parë dhe nen për nen, keni hequr vetëm ato taksa që kanë të bëjnë për hotelet e shtresave të pasura, nuk mendoni ndonjëherë për shtresën e varfër. Sigurisht që për këto arsye nuk kam për ta votuar. Nuk besoj që keni rritur tatimet apo taksat për ata fatlumët e lojërave të fatit. Ata i keni xhan që të gjithë dhe ata doni që të pasurohen dhe të shtohen. Ndërkohë që nuk shtoni pensionet”, ka thënë Naço.

TAKSA E PRONËS

“Ky është ligji që rrit taksën e pronës për qytetarët dhe përcakton taksat e pasurive të paluajtshme, tokave bujqësore. Qytetarët janë më të varfër, kur nuk kanë kapacitete për të mbajtur familjen dhe jo më të paguajnë taksa të dyta apo të treta dhe të shumëfishta të pasurive të paluajtshme apo të tokës bujqësore. Unë ju bëj thirrje ta rishikoni nenin 4. Ta rishikoni, mos t’u jepni kompetenca dhe autoritet që nuk e ka Këshilli i Ministrave, por të drejtën e vendosjen së taksës së pronës ta ketë Parlamenti, siç e parashikon Kushtetuta”, ka thënë dje Çupi.

Por deputeti i PS-së, Blendi Çuçi, tha se nuk ka cenim të autonomisë. “Këtu nuk ka cenim të autonomisë, flitet për pedologji, që është krejt normale të unifikohet nga Këshilli i Ministrave për sa i përket vlerës. Madje, nga llogaritë e bëra rezulton që, në qoftë se do të vilet sot taksa me masën që është vënë në ligj, del më e ulët në total sesa taksa që është mbledhur me metodologjinë e vjetër, me taksën fikse që ka pasur deri më sot”, ka deklaruar Çuçi.

FATION BINJAKU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here