”Kanabisi”, ministri italian Minniti në zyrën e Fatmir Xhafajt

Politikë

Ka nisur vizita zyrtare në Shqipëri e Ministrit te Brendshëm të Italisë, Marco Minniti, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.

Takimi i parë po zhvillohet me ministrin Xhafaj. Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ”Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike”, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas kësaj do të zhvillohet ”Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike”, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Në Itali është rihapur debate për legalizimin e kanabisit. Prokurori i Antimafias Franko Roberit tha se kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur vrasjet dhe trafikun e drogës që kontrollohet nga bandat shqiptare.

Pritet me kuriozitet qëndrimi i Marko Minitit përkundrejt autoriteteve shqiptare. A do t’i përgëzojnë sërish për shkatërrimin e parcelave me kanabis siç bënë një vit më parë, apo këtë vit do të tregohen më të kujdesshëm?

ME TE LEXUARAT