“Ka fshehur paratë”, edhe një ministër serb në zbulimet e “Paradise papers”

Shumë biznese, shefa të shteteve të ndryshme dhe figura të larta të politikës, argëtimit dhe sporteve, që kanë dërguar pasurinë e tyre në parajsa të fshehta fiskale, do të zbulohen këtë javë.

Janë rreth 13.4 milionë dosje të zbuluara së fundmi, të cilat ekspozojnë ambientet globale në të cilat lulëzon abuzimi me taksat dhe mënyrat se si korporatat e mëdha mund të mbrojnë ligjërisht pasuritë e tyre.

Kliko per me shume info

Siç shkruan “Indeksonline”, nga zbulimi i këtyre dokumenteve rezulton të bëhet publik edhe emri i një ministri serb.

Madje thuhet se nga këto dokumente do të tregohet pasuria e ministrit, të cilën ai e fshehu nga qytetarët e Serbisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se emri i këtij ministri do të publikohet gjatë të hënës.

Në mesin e 96 mediave që morën pjesë në projektin e “Paradise Papers” ishte “KRIK” që merrej me dokumentet të cilat kanë të bëjnë me Serbinë.

Materiali, që ka ardhur nga dy kompani financiare të huaja dhe nga regjistrat e kompanive të 19 parajsave të taksave, është siguruar nga e përditshmja gjermane “Suddeutche Zeitung” dhe është ndarë me komitetin ndërkombëtar të gazetarëve investigative e me partnerë si BBC, Guardian e New York Times.

Projekti, që është quajtur “Paradise Papers”, zbulon se miliona para nga prona private e Mbretëreshës së Anglisë janë investuar në një fond të ishujve Kajman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here