Ministrja holandeze: Shumë shqiptarë të përfshirë në botën e krimit

Kliko per me shume info

Një numër i madh i shqiptarëve të paregjistruar në Holandë ka alarmuar autoritetet vendase për veprimtarinë e tyre të dyshimtë.

Kliko per me shume info

Përafërsisht janë rreth 20 mijë shqiptarë që qëndrojnë për një periudhë relativisht të shkurtër në Holandë dhe vetëm 800 janë të regjistruar ligjërisht. Policia dhe drejtësia holandeze dyshojnë se shumë prej tyre kanë aktivitete kriminale.

“Ekziston dyshimi se ata shumë shpejt po ngjiten në majat më të larta të krimit. Duket se shqiptarët janë më shumë se mesatarja e krimit aktiv në Amsterdam kohët e fundit, kështu që ne do të donim të dinim se sa janë këtu”, ka thënë prokurori i Amsterdamit Maaike van Kampen.

Për të vërtetuar numrin e shqiptarëve që qëndrojnë në Holandë, gjatë verës një agjenci e specializuar monitoroi faqet shqiptare në internet që klikohen nga territori i Holandës përmes smartphoneve dhe tabletëve.

Rezultoi se me smartphone ekzistonin 35.953 vizitorë unikë dhe 4475 vizitorë nga tabletët. Këto shifra të larta janë ndoshta për shkak se një shqiptar mund të ketë në përdorim më shumë se një smartphone.

Kjo është arsyeja pse autoritetet holandeze kanë marrë për bazë shifrën 20 mijë shqiptarë dhe jo më shumë se 35 mijë.

Edhe ministrja holandeze e Drejtësisë, Justine Asbroek thotë se është shumë e dyshimtë veprimtaria e shqiptarëve në Holandë.

“Nëse i krahasojmë këto shifra me 800 shqiptarët e regjistruar, ky është një numër shumë i madh. Shqiptarët që arrestohen këtu, pothuajse gjithmonë kanë një histori të paqartë rreth aktivitetit të tyre në Holandë. Dyshimi është se një pjesë e konsiderueshme është e përfshirë në botën e krimit”, u shpreh ministrja Asbroek.

“Rritja e shqiptarëve është shqetësuese. Në Mbretërinë e Bashkuar ata kontrollojnë 60% të tregut të kokainës dhe janë shumë të dhunshëm. Me anë të bashkëpunimit intensiv midis policisë, gjyqësorit, autoriteteve tatimore dhe komunës së Amsterdamit, ne duam t’i parandalojmë ata që të ndërthuren me botën e sipërme të krimit”, shtoi prokurori van Kampen.

Sipas autoriteteve holandeze, ka një bashkëpunim të ngushtë me homologët italianë për të identifikuar shqiptarët e përfshirë në aktivitete kriminale në të dy shtetet.
Theksojmë se sot u finalizua një operacion i përbashkët mes Italisë dhe Holandës, që çoi në arrestimin e 14 personave (6 prej tyre shqiptarë të cilët trafikonin drogë nga Holanda drejt Italisë, ndërsa qendër ishte Shqipëria

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.