Ministria e Financave: “Solidaritet për pensionistët”, konfirmohet shpërblimi i tyre

Rreth 650 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë edhe këtë vit shpërblimin për festat e fundvitit
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili theksoi vazhdimin e paketës së solidaritetit për pensionistët.

Gjithashtu mësohet se nga muaji maj 2018, pensionistët do të përfitojnë edhe rritjen e pensionit.

Kliko per me shume info

Ahmetaj theksoi se fondi do të jetë 1.8 miliardë dhe indeksimi i pensioneve do të jetë më i lartë se norma e inflacionit.

Pensionistët që do marrin shpërblim:

Pensionistët që marrin pension sipas ligjit për pensionet e anëtarëve të ish-kooperativava bujqësore.

Pensionistët që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar dhe pension social.

Personat qe marrin trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë.

Pensionistët që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ, të Policisë së Burgjeve, të policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Pensionistët që marrin pension për punën e kryer në miniera dhe nën tokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here