Ministri shqiptar ndodhet atje, tërmet 4.2 ballësh në ishullin e Kretës

Mbrëmjen e djeshme ishulli i Kretës u godit nga një tërmet prej 4.2 ballë i shkallës Richter.

Qendra Sizmiologjike Euromesdhetare theksoi se epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra thellësi, në një zonë detare 22 km larg Makry Yialos, një qytet në jugperëndim të Kretës.

Kliko per me shume info

Dridhjet e tokës janë ndjerë deri në Heraklion pavarësisht se ka zgjatur pak sekonda. Nga mediat greke mësohet se nuk është pësuar asnjë dëm i konsiderueshëm.

Në Kretë ndodhet aktualisht pr vizitë zyrtare një delegacion shqiptar i kryesuar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here