Ministri italian flet për luftën anti-kanabis, ndërhyn edhe Haki Çako

Guardia di Finanza ditën e sotme prezantoi raportin vjetor për kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri nga “Misioni i monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis”.

Ministri i Brendshem italian Marco Minniti tha se “kemi përballë një operacion suksesi që u përshkrua me shifra të cilat na u dhanë, që prej vitit 2013 kemi parë rritje progresive…

Kliko per me shume info

Duken në kohë operacionet e suksesehme, duhet ta ruajme edhe për vitet e ardhshme. Në Itali nuk ka të paprekshëm ky është një objektiv shumë i rëndësishëm për realizimin e të cilit duhet të punojmë së bashku.

Kemi ngritur një bashkëpunim nga pikëpamja gjyqësore, operative, ka dhënë rezultate sipas mendimit tim vecanërisht të rëndësishme. Kemi nevojë për një bashkëpunim ndërkombtar të plotë”.

Ndërsa fjalën e mori edhe kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili tha:
Kemi vendosur standartin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiancave me policitë e rajonit dhe partnerët nderkombetare. Rol të madh ka bashkëpunimi me palën italiane, është kënaqësi të vlerësoj këtë traditë solide bashkëpunimi, falenderime për qeverinë italiane, ministrin dhe delegacionin e BE që mundësoi projektin”.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe amabsadorët e BE dhe SHBA, të ulur pranë ministrit shqiptar Fatmir Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here