Flet ministri britanik: Po i vëzhgojmë hetimet ndaj Saimir Tahirit

Ministri britanik për Evropën dhe Amerikën, Sir Alan Dunkan deklaroi se është i njohur me çështjen Tahiri. Sipas Dunkan, Britania po e vëzhgon këtë çështje, por u shpreh se nuk i takon atyre të përfshihen apo edhe t’i tregojnë Shqipërisë se çfarë duhet bërë.

“Sigurisht që jam i informuar për akuzat, për zhvillimet por kjo është një çështje e sistemit të drejtësisë shqiptare, shtetit tuaj të së drejtës. Sigurisht ne vëzhgojmë por nuk na takon ne të përfshihemi dhe t’ju tregojmë se çfarë duhet të bëni.” – u shpreh Sir Alan Dunkan në një intervistë për “Ora News”.

Kliko per me shume info

I pyetur nëse ekziston shqetësimi se politikanë shqiptarë mund të jenë përfshirë në krimin e organizuar, ministri britanik u shpreh:

“Unë nuk jam në pozicionin të gjykoj. Nuk i di të gjitha veprimtaritë në Shqipëri por ajo që mund të them është që ne duam të punojmë me qeverinë për t’u siguruar që nëse ka njerëz që bëjnë gjëra të gabuara, të mos ia hedhin paq, të përjashtohen nga sistemi dhe jo të bëhen pjesë e sistemit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here