Arrestimi i “të fortit” të Shkodrës, reagon ministri Xhafaj: Përgëzime te gjithëve!

Mbrëmjen e të shtunës Policia ka përfunduar me sukses një operacion në Shkodër, duke vënë në pranga 7 persona të cilët akuzohen për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”.

Ky aksion është zhvilluar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” të ndërmarrë nga policia për realizimin e objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Kliko per me shume info

Gjatë këtij aksioni u arrestua edhe Rinard Tota, pronari i një lokali, emër i njohur për blutë e Policisë.

Sipas Policsë, shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni 5 vajza, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Lidhur me arrestimin e këtij grupi, ka reaguar edhe ministri Xhafaj, i cili përgëzon policinë e shtetit dhe e cilëson aksionin një bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes.

“Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim dhe profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër dhe Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!”, shkruan ministri Xhafa në rrjetet sociale./LAJMIFUNDIT.AL/

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË PËR NGJARJEN

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

• Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.

• Dy automjete tip Benz dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.

• Një armë zjarri pistoletë.

• Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.

• Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

• Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here