Miley Cyrus, tregon të vërtetën për shtatzaninë

Showbiz

Miley Cyrus nuk është shtatzën. Edhe pse të gjithë mediat rozë shkruajtën ditën e djeshme se këngëtarja mund të priste një fëmijë, paskan gabuar. Fotoja që Miley dukej me barkun e rrumbullakosur nuk paska qenë asgjë tjetër veç se të ngrënit shumë ushqim.

Pas komenteve të shumta nga ndjekësit, si edhe shkrimeve nëpër media ajo ka vendosur mos t’i lërë këto thashetheme të marrin jetë. Me anë të një fotoje në “Tëitter” ka shkruar: “Nuk jam shtatzën, thjesht kam ngrënë shumë gjel deti” .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse nuk do ishte çudi që Miley dhe Liam të prisnin një fëmijë, dëshirë kjo që çifti e ka shprehur prej shumë kohësh, fotoja ishte thjesht një keqkuptim. Nga ana tjetër një burim ka thënë për “Hollywoodlife” se çifti kanë një marrëdhënie të shkëlqyer se bashku, dhe në të ardhmen do ishin prindër shumë të përkushtuar.

ME TE LEXUARAT