“Ishe miku im”, këngëtari kujton Aleksandër Lalon: Porosia që më dha kompozitori

Kliko per me shume info

Një ditë më parë u nda papritur nga jeta kompozitori dhe “Mjeshtri i madh”, Aleksandër Lalo.

Reagimet për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur në moshën 68-vjeçare kanë qenë të shumta, ndërsa ditën e sotme në orën 11.00 janë zhvilluar homazhet për nder të tij.

Kliko per me shume info

Një ndër artistët që e kujton me shumë respekt kompozitorin është Elton Deda, i cili shkruan se Lalo ishte miku i tij, i babait të tij Ferdinand Deda dhe i gjithë muzikantëve të ndershëm.

SHKRIMI I PLOTË

Zakonisht e takoja me humor te mire. Shpesh me merrte ne telefon dhe me thonte “ mos e ler krijimtarine pas dore”. Nje nate u ulem dhe morem nga nje fernet. Folem gjate me miq per hallet e panumerta qe kane artistet ketu. Sot, ti nuk je me. Une kam ndermend ti buzeqesh jetes dhe jo ti mbaj meri se u dorehoq prej teje. Ashtu eshte ajo, ka qejf te beje kaprico ndonjehere e kur i do qejfi, si ato femrat xanxare. Ti ishe miku i babait tim, ishe miku im ishe miku i gjithe muzikanteve te ndershem. Ti ishe miku i muzikes, ti ishe unikali me shpirt te brishte dhe i perkedheluri i Perendise. Mos harro te punosh me korin e engjejve atje ku u nise mbreme. Dhe je i lutur qe mos ti marresh as Zotit leje nese do te shkosh e te besh dreken. Lamtumire o i madhi Sander Lalo.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here