Presidenti Ilir Meta dekreton lirimin nga detyra të Visho Ajazi Likës

Kliko per me shume info

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Visho Ajazi Likës si drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Dorëheqja e Visho Ajazi Likës u bë publike mesditën e të hënës, kur Kryeministri Rama zhvilloi një takim 30 minuta me kreun e shtetit Ilir Meta, gjatë të cilit i propozoi edhe emrin që pritet të pasojë Likën në krye të SHISH.

Kliko per me shume info

Burimet jozyrtare njoftuan se ish-drejtori Lika e ka paraqitur dorëheqjen të premten e shkuar pranë Presidentit të Republikës, ndonëse motivet e dorëheqjes ende nuk janë bërë publike nga institucionet që e kanë tashmë në dorë tekstin e letrës së largimit të Visho Ajazi Likës.

Të hënën në mbrëmje në një interviste, kreu i shtetit pranoi se kishte qenë i befasuar nga dorëheqja, pasi ai e kishte takuar një javë më herët kreun e SHISH dhe i kishte konfirmuar atij besimin institucional te presidentit për të vazhduar detyrën.

Por pavarësisht dekretimit të lirimit nga detyra të Visho Ajazi Likës, presidenti Meta ka konfirmuar se nuk do të ketë asnjë nxirim për dekretimin e emërimi te pasuesit, propozim i kryeministrit, numrit dy të SHISH Helidon Bendo, i cili punon prej 21 vjetësh pranë Shërbimit, citon top channel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.