Meta në komunën e Medvegjës: Bashkëpunimi me njëri-tjetrin i domosdoshëm për në BE

Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, z. Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetra shqiptarë.

Në pritjen e ngrohtë që iu bë nga shqiptarët dhe drejtuesit vendorë, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera se “kjo është një ditë shumë e bukur për mua.

Kliko per me shume info

Ndihem i emocionuar që ndodhem sot pranë jush. Politika duhet t’iu kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëve këtu dhe këtyre zonave.

Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuojë në këtë drejtim. Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunuar më ngushtë me njëri-tjetrin”, – tha Presidenti Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here