Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të Visho Ajazit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika.

Në faqen zyrtare të Presidencës është publikuar dekreti që konfirmon ndryshimin në kreun e SHISH. Ndërkohë, nuk ka ende vendim për emërimin e kreut të ri të shërbimeve sekret.

Kliko per me shume info

Dy ditë më parë Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen, e cila më pas u dorëzua nga vetë kryeministri Rama në presidencë. Gjatë këtij takimi, që nuk zgjati më shumë se 30 minuta, Rama propozoi që në vend të Visho Ajazi Likës të emërohet zëvendësi i tij, Helidon Bendo.

Për emërimin e kreut të ri të SHISH, Presidenti Meta deklaroi një ditë më parë se do ta shqyrtohet kandidaturën pa u ngutur.

DEKRETI

LIRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Visho Ajazi Lika, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10635

Tiranë, më 30.10.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.