Mesfushori i Gjermanisë i “jep zemër” Buffon

Kliko per me shume info

Gianluigi Buffon është pensionuar nga Kombëtarja e Italisë, pas dështimit që të kualifikoheshin në Kupën e Botës

Mesfushori i Gjermanisë, Sami Khedira ka thënë se është ndjerë shumë keq që Italia nuk ka arritur të kualifikohet për Kupën e Botës.

Kliko per me shume info

Ai thotë se më së shumti i ka ardhur keq për Gianluigi Buffon, por premton se do ta ndihmojë atë të arrijë një tjetër trofe, atë të Ligës së Kampionëve, të cilin nuk e ka fituar asnjëherë në karrierë.

“Nuk mund të them se jam i lumtur për eliminimin e Italisë. Buffon është një sportist i madh dhe legjendë e gjallë”, tha Khedira për Bild.

“Buffonit është duke i munguar vetëm një titull (Liga e Kampionëve), kështu që do ta ndihmojë që ta fitojë atë”, tha gjermani në fund./albeu.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.