Mesfushori/ Dëmtohet Alkantara, Bajerni në alarm

Champions League i dha verdiktet për grupin ku ndodhet Paris Saint Germain e Bajernit i Mynihut, pasi ata e siguruan kualifikimin më tej, duke lënë pas Sëlltikun dhe Anderlehtin, ku skocezët kanë një shans të luajnë tani e tutje në Europa League.

Duhet thënë se fitorja e Bajernit ndaj Anderlehtit mbrëmjen e së mërkurës nuk pati shkëlqim dhje për më tepër skuadra bavareze mori një lajm të keq në fund të takimit, dëmtimin e një prej lojtarëve të rëndësishëm të formacionit Thiago Alkantara është dëmtuar pikërisht në sfidën me Anderleht, dhe sipas gazetës “Bild” bëhet fjalë për diçka serioze.

Kliko per me shume info

Nga ana tjetër lajmin e përforcon edhe Drejtori Sportiv i bavarezëve, Salihamixhiç, i cili deklaroi se lojtari do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për një kohë të gjatë, pasi ka këputje të muskulit.

Mesfushori do t’u nënshtrohet vizitave më të detajuara mjekësore, për të përcaktuar kohën e saktë të rikuperimit. Sipas informacioneve paraprake, ai do të mungojë disa muaj, por kjo është në varësi të shkallës së dëmtimit.

Të gjithë shpresojnë që ai të luajë pak javë në fund të sezonit. Dëmtimi i tij ka shqetësuar Hejnkes, i cili nuk do të ketë në organikë për disa muaj një prej lojtarëve më teknikë të grupit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.